Tiranë, 7 Prill NOA - Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, vullnetarë të Partisë Socialiste, zgjodhën pikërisht ditën e sotme 7 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë, për të dhënë mesazhin e rëndësishëm për mirëfunksionimin dhe edukimin e sistemit shëndetësor.
Vullnetarët e PS kanë qenë në Bathore, një zonë me infrastrukturë dhe kushte higjienosanitare të mjerueshme, për t'i sensibiluzuar këta banorë mbi rëndësinë e përkujdesit për vetveten.
Ata vizituan mbi 50 pacientë dhe procedurat që bënë sot ishin nga më të thjeshtat: ekzaminim fizik, matje tensioni dhe matje glicemie.
Sigurisht që rezultatet nuk ishin aq të shëndetshme, ku u konstatuan: patologji të veshkave, diabet dhe hipertension arterial, pra patologji të lidhura ngushtë me ujin e pijshëm, stresin etj.
Kushtet e vështira ekonomike, si dhe higjena e mjerueshme, janë shkaktar të shumicës së problemeve të kësaj zone, si dhe shumë zonave të tilla në mbarë Shqipërinë.
Kjo është minimalja, që politika dhe shoqëria civile mund të bëjë për këtë shtresë njerëzish.
e.l/NOA