Tiranë, 7 prill NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar solidarizohet me Kryqin e Kuq Italian dhe dhuron 5000 USD për viktimat e tërmetit në Aquila.
Kryqi i Kuq Shqiptar duke komunikuar këtë nismë, tha sot se mësoi me hidhërim të thellë, për viktimat dhe dëmet që tërmeti i datës 6 prill 2009, shkaktoi në vendin fqinj Itali.
Me këtë rast, nëpërmjet një letre që presidenti i tij Prof. Dr. Shyqyri Subashi i dërgoi Komisarit të Jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq Italian Tomasso Della Longa, ai i shprehu solidaritetin dhe mbështetjen për përpjekjet që vullnetarët dhe stafi i shoqatës simotër, po bëjnë për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar dhe për të zbutur pasojat e tmerrshme të tërmetit.
Dr. Shyqyri Subashi sqaroi se pesëmijë USD iu dhuruan nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar, Kryqit të Kuq Italian për të kontribuar sadopak në përpjekjet për rikthimin e normalitetit në jetën e qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi në Aquila dhe rrethina të saj.
e.l/NOA