English

Turqia - bashkimi i hendekut

Është një e vërtetë problematike se dy vendet më me ndikim në Lindjen e Mesme, janë që të dyja joarabe - Irani dhe Turqia, por disa thonë se shpresa mund të jetë tek fakti se Barak Obama shfrytëzoi Turqinë si epiqendër të përpjekjeve për të bashkuar hendekun midis Islamit dhe Perëndimit.

Duke e vënë Turqinë në qendër të vëmendjes si një shembull për arritjen e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe botës myslimane, është një gjest i fuqishëm në kushtet e politikës së jashtme dhe i rrezikshëm njëkohësisht për ato të politikës vendore. Janë të shumtë ata që gjenden në anën e djathtë, të cilët do të mbaheshin fort nga vetidentifikimi i z. Obama si amerikan me një familje myslimane. Por, të zgjedhësh Parlamentin turk si arenë për të thënë se vendi i tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në luftë më Islamin, është shenjë që flet për një njeri, i cili synon të dëshmojë një besim në rritje në skenën botërore. Vlera më e madhe e Turqisë është roli gjeopolitik që ka dhe shfrytëzimi i këtij pozicioni në mënyrë inteligjente. Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka vizituar Armeninë, me gjithë historinë e hidhur midis dy vendeve. Ankaraja gjithashtu po përpiqet të transformojë marrëdhëniet që ka me kurdët irakianë, duke rikujtuar edhe ndërmjetësimin që Turqia ka bërë në bisedimet indirekte midis Sirisë dhe Izraelit. Në kohën kur Uashingtoni është duke rishqyrtuar qasjen mbi procesin e ngrirë paqësor izraelit-arab, mesazhi i kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan, se Hamasi duhet të jetë i përfaqësuar në tavolinën e bisedimeve, ka një peshë të madhe. Nëse asgjë tjetër, i jep Izraelit, i cili mban raporte të ngushta me Ankaranë, shkas për shqetësim. Nëse ndonjë vend mund t'i dërgojë z. Obama mesazhin se status-quoja aktuale është e paqëndrueshme, atëherë ky vend është Turqia. Z. Erdogan nuk është se s'ka probleme vendore, megjithatë, ai ka promovuar lëvizjet për të zgjeruar kufijtë e lirisë etnike dhe fetare dhe ka premtuar se do të punojë për një kushtetutë më pak autoritare. Turqia vazhdimisht është duke u reformuar, por ende nuk është reformuar tërësisht dhe z. Erdogan mund ta ketë humbur personalisht besimin tek synimi final për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Turqia nuk është një vend që mund të jetë model më shumë seç mund të jetë ndonjë vend tjetër, por megjithatë është një shembull që flet shumë. Ajo e dobëson nocionin perëndimor se Islami dhe modernizmi janë disi fundamentalisht jokompatibilë dhe si vend ka kontakte të dobishme rajonale. Vend-ndalimi tjetër duhet të jetë Irani.

Publikuar sot në "The Guardian"
KOMENTE