English

Aksidenton kalimtarin në rrugën kryesore, ndalohet nga policia

Korçë, 8 prill, NOA - Policia e Korçës ka filluar një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, ndaj një qytetari i cili ka përplasur një kalimtar me makinën e tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ky procedim është marrë ndaj 30-vjeçarit Armand Cenkollari, lindur në Korçë dhe banues në Pogradec, pasi ai në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës kryesore me rrugën që të çon në fshatin Sovjan, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz-Mercedes, ai ka goditur në rrugën kryesore 51-vjeçarin Seit Makellari, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Tani Makellari ndodhet në spitalin e qytetit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE