Tiranë, 8 prill, NOA -Â Këshilli i Ministrave ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme ngritjen e një task-force për kartat e identitetit.
Kryeministri Berisha, gjatë kësaj mbledhje bëri të ditur se task-force do të ngrihet për përshpejtimin e procesit të aplikimit dhe paisjes me letërnjoftimet të të gjithë shtetasëve shqiptarë. Këtë task-force do ta kryesojë zv.kryeministri Genc Pollo.
Sipas vendimit të qeverisë, për paisjen e qytetarëve në zonat e thella, do të sigurohet transport falas të këtyre qytetarëve për të bërë aplikimet në komunat përkatëse më të afërta.
Kartat e identitetit, janë një garanci, Â Â tha kryeministri Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme në qershor.
s.v/NOA