Aquila, 8 prill, NOA - Â Bilanci i deritanishëm i viktimave të tërmetit në Aquila të Italisë është rritur në 260. Mes tyre, 16 janë fëmijë. 9 prej viktimave nuk janë identifikuar ende. Të dhënat janë bërë të ditura nga kryeministri Silvio Berlusconi, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme në vendngjarje. 11 trupa nuk janë identifikuar ende.
Përsa i përket mjeteve për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga tërmeti "jemi në rregull"- tha Berlusconi gjatë konferencës për shtyp, "sepse organizimi ishte në gjendje t'i bënte ballë nevojave." Â Ai bëri të ditur, se për të evituar keqkuptimet, vendosëm që ofertat në ushqime dhe nevoja të tjera emergjente të kthehen në para duke dhënë edhe numrin e llogarisë c/c 1040000.
"Në lidhje me tendopolit (çadrat e strehimit) u bë një sforcim i jashtëzakonshëm me 2.962 tenda të instaluara, në të cilat janë strehuar 17.772 persona", janë të dhënat e deklaruara nga kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, gjatë vizitës së tij të radhës në zonën e goditur nga tërmeti. Â
Ndërkaq, toka vazhdon të dridhet. Shumë të forta kanë qenë lëkundjet e mbrëmshme të orës 19:47, të cilat provokuan shkatërrime të tjera. Më pak intensive, ndërkohë ishin ato të regjistruara në orën 23:30 dhe pas mesnate. Momente frike për  25 mijë banorët e godituar nga tërmeti në Aquila, të shtrënguar të qëndrojnë nën tenda për të disatën lëkundje të ankthshme. Përveç të tjerave edhe koha nuk i favorizon. Temperaturat shkojnë 4-5 gradë. Janë temperatura shumë të ulta për ata që janë larguar nga shtëpitë të pa veshur dhe mbi kokë kanë vetëm tendat të ngritura për emergjencë në kohë rekord.
s.v/NOA
Â