Tiranë, 8 prill, NOA - Ndërsa dje flamuri shqiptar është ngritur përmes një ceremonie madhështore në selinë e NATO-s në Bruksel, sot flamuri i NATO-s është ngritur në mjediset e Kryeministrisë shqiptare.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë këtij institucioni, të cilat sqarojnë se flamuri i NATO-s u ngrit përmes një ceremonie të veçantë të realizuar prek zyrtarëve të Kryeministrisë ku ka qenë i pranishëm edhe vetë kryeministri Berisha, anëtarë të kabinetit si edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ceremonia ka nisur me ngritjen e flamurit të NATO-s përkrah flamurit shqiptar shoqëruar nga himni kombëtar dhe ai i NATO-s.
Më pas kryeministri Berisha ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishëm politike dhe ushtarake në botë.
Sipas Berishës ngritja e flamurit të NATO-s është një moment solem për Shqipërinë si një vend anëtar i saj.
n.e/NOA