Vlorë, 8 prill, NOA - Përfaqësuesit e G99, dega Vlorë, i janë drejtuar sot spitalit të këtij rajoni për t'iu përgjigjur ndihmës për gjak.
Vulnetarë e aktivistë të kësaj partie, kanë dhuruar sot gjak për nevojtarët e këtij lëngu të rëndësishëm për jetën.
 G99 Vlorë, beson se aktivitete të tilla duhen mirëpritur pavarësisht komplekseve politike të drejtuesve të administratës mjekësore dhe është e angazhuar të mbetet e ndjeshme ndaj nevojave të komunitetit.
 Genci Kojdheli nga G99 ka thënë sot për mediat se " detyrimi qytetar për të dhënë gjak ka motivuar aktivistët e G99 që pavarësisht mospërgjigjes nga ana e spitalit, e cila shpresoj të mos ketë arsye politike, të vetëorganizohen dhe të paraqiten pranë ambienteve të spitalit."
s.v/NOA