Tiranë, 8 prill, NOAÂ -Â Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet deputetit Erjon Braçe për çështjen e Gërdecit.
Deputeti socialist i ka bërë thirrje prokurorisë që të zgjerojë rrezen e hetimit për këtë çështje që për fshatin Gërdec ishte një tragjedi. Ai kërkoi thellim të hetimeve.
"Të dalin në dritë fakte të reja. Për lidhjen  Balliu- Delijorgji të pyetet Topalli. Janë lënë mënjanë shumë cështje për Gërdecin"- tha Braçe në një deklaratë për shtyp.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars, të vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një magazine demontimi armësh mbetën të vdekur 26 persona.
s.v/NOA
Â