Velipojë, 8 prill, NOA - Â Po rregullonte një defekt në linjën elektrike, tensioni i lartë e përplas për vdekje.
34 vjeçari Sokol Gjeka nga fshati Rrjoll i komunës Velipojë ishte duke rregulluar defektin që kishte linja elektrike në banesën e tij, por sipas burimeve të policisë së rrethit për agjencinë e lajmeve NOA, tensioni i lartë e përplasi duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas policisë, grupi hetimor ka kryer veprimet e duhura hetimore, nga ku rezulton se 34-vjeçari Gjeka nga pakujdesia ka gjetur vdekjen. Materialet për këtë ngjarje aksidentale i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.
s.v/NOA