English

Ilir Gjoni: Policia e shtetit po punon antikushtetueshmërisht

Tiranë, 8 prill, NOA - Â Partia Socialsite hedh akuza se policia po ndërmerr masa dhe veprime jo të qarta kushtetuese e urdhërur nga eprorë të politizuar.

Këtë deklaratë e ka bërë sot, anëtari i asamblesë kombëtare në PS, ish-ministri i Brendshëm Ilir Gjoni. Ai ka nënvizuar se policia ka trokitur në dyert e qytetarëve duke kërkuar të dhëna dhe informacion lidhur me emigrantët shqiptarë. "Ky veprim nga ana e strukturave të policisë të urdhëruara nga eprorët e politizuar përveçse bie ndesh me misionin dhe funksionet e Policisë së Shtetit, përbën një sinjal të qartë të një skenari në fermentim për mundësinë e keqpërdorimit të policisë së shtetit në funksion të partisë në pushtet"-u shpreh socialisti Gjoni. Ai u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të mos bien preh e presioneve antiligjore të shefave politikë, por të respektojnë ligjet e vendit dhe statusin e paanësisë politike të trupës së policisë.

s.v/NOA

KOMENTE