English

Ina Rama: Gjatë vitit 2008, është rritur besimi ndaj akuzës

Tiranë, 8 Prill NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjatë një takimi sot në mesditë, me prokurorët e të gjithë vendit për të bërë analizën vjetore të këtij institucioni ka deklaruar se përgjatë këtij viti është vënë re një besim në rritje ndaj institucionit të akuzës.

Kryeprokurorja e shpjegoi këtë fakt me  punën e mirë, serioze e të përgjgjshme të bërë  nga ky institucion"Të dhënat statistikore tregojnë hapa pozitiv, krahasuar me vitet e mëparshme dhe kjo vihet re në rritjen e numrit të precedentëve penalë të hetuar nga prokuroria", - theksoi kryeprokurorja Ina Rama.

Ajo ka kritikuar prokurorët, duke theksuar se aplikohen masa dënimi me burg për persona që nuk paraqesin rrezikshmëri sociale. Sipas saj, janë vënë në pranga persona për krime ordinere dhe të pa rëndësishme.

Duke bërë analizën e vitit ajo theksoi se gjatë 2008-ës numri i çështjeve të shqyrtuara ka qenë më i lartë krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2008-ës sipas saj, janë shqyrtuar 22 042 tilla.

s.v/NOA

KOMENTE