Tiranë, 8 Prill NOA - Shtatë shtetas afganë të cilët paguan për të kaluar në Greqi përmes vendit tonë, janë kapur nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Zbulimi dhe bllokimi i tyre u bë rreth mesditës së sotme, informoi për agjencinë e lajmeve NOA, një burim zyrtar i Policisë së Shtetit.
Shtetasit afganë të kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë, janë:
1-Â Nader Zarif Dari, i vitlindjes 1994.
2-Â Rasoolhan Zamanhan Maroufhel, i vitlindjes 1990.
3-Â Nashiri Rahman Naziboula, i vitlindjes 1988.
4-Â Sultangani Umar Lewrkhan, i vitlindjes 1990.
5-Â Ulla Sherinkhan Shaker, i vitlindjes 1986.
6-Â Sarahmet Husein Husein, i vitlindjes 1988.
7-Â Seringol Omargol Marufhel, i vitlindjes 1988.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas ishin nisur nga Afganistani në kohë të ndryshme dhe kishin paguar 7.000 dollarë, secili për të shkuar në shtetin grek.
Ata kishin ndjekur intererarin Afganistan, Pakistan, Iran, Turqi, Greqi (Selanik).
Pasi kanë shkuar në Selanik janë kapur nga Policia vendase dhe autoritetet përkatëse Greke kishin marrë vendim për deportimin e tyre nga shteti Grek.
Nga deklarimet e këtyre shtetasve rezulton se pas këtij vendimi të autoriteteve Greke ato kanë arritur që fshehurazi të hipin në një kamion me targa të Turqisë me destinacion Italinë. Ndërkohë shoferi i kamionit pasi i ka konstatuar i ka zbritur me forcë nga kamioni në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia tha se për këtë rast janë kryer veprimet proceduriale nga Seksioni kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ndërkohë shtetasit e lartpërmendur së bashku me dokumentacionin e tyre, i kaluan për veprime të mëtejshme Sektorit të Migracionit dhe Kufirit.
e.l/NOA