English

Liga e kampionëve, dy takimet e para barazime

Old Trafford, 8 prill, NOA - Liga e Kampionëve e zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Portos, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, në takimin e saj të parë.

Të ardhurit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me golin e shënuar nga Cristian Rodriguez. Vendasit u përpoqën për golin e barazimit, kur Ëayne Rooney shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Bruno Alves, për t'i barazuar shifrat realisht.

 Trajneri Sir Alex Ferguson bëri disa ndryshime, duke futur në lojë Ryan Giggsin, Gary Nevillen dhe Carlos Tevezin. Ky i fundit rezultoi zëvendësim i suksesshëm.

  Në minutën e 85-të, argjentinasi kaloi në epërsi vendasit pas një pasimi të suksesshëm të Rooney duke ngritur në këmbë të gjithë tifozët në Old Trafford.

     Por loja nuk mbaroi me kaq,  lojtari që zëvendësoi golashënuesin e parë të Portos, Mariano Gonzalez barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 89-të, duke bërë që Porto të ketë statusin e favoritit në ndeshjen kthyese, e cila luhet pas një jave.

Ndërkohë, që në takimin tjetër çerekfinal, në stadiumin "El Madrigal", Villarreal dhe Arsenal barazuan 1-1. Ishte Villarreal që kaloi në epërsi mjaft herët, me anë të një goditje nga largësia të kapitenit Marcos Senna në minutën e 10-të të lojës.

Sulmuesi i Togos, Emmanuel Adebayor, shënoi golin e barazimit, që erdhi 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Rezultati, edhe pse i barabartë, favorizon Arsenalin për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Emmirates Stadium pas një jave.

s.v/NOA

KOMENTE