English

Olldashi, Ramës: Tirana është qytet i të gjithëve, jo taksës hyrëse

Tiranë, 9 prill NOA - Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, ka zhvilluar dje takime me banorë të komunës Libofshë rrethi Fier dhe Sinaball e Luz i Vogel, Kavajë.

Gjatë takimeve, të konceptuara në formë bashkëbisedimi, ministri Olldashi akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranes e njëkohësisht të Partisë Socialiste për rritje të taksave.

Ndërsa i bëri thirrje këshilltarëve të Partisë Demokratike në këtë bashki që të ndërhyjnë e të kërkojnë anulimin e tyre.Â

"Ne ulim taksat për gjithë qytetarët e Shqipërisë, ai rrit taksat për gjithë qytetarët e Tiranës. Qeveris në Tirane rrit taksat në Tiranë", - tha Olldashi.

"Ai ka mbingarkuar të gjithë qytetarët me taksa, - vijoi ministri, - dhe po kërkon të vendosë një taksë të çuditshme; cilido qe do te hyje ne Tirane duhet të paguajë taksë tek Edi Rama", akuzoi Olldashi, duke theksuar se "Tirana nuk është pronë e Edi Ramës, por  kryeqyteti i këtij vendi dhe është pronë e të gjithëve ne, pavarësisht se ku banojmë".

Më tej, Olldashi, vuri theksin në arritjet sipas tij të qeverisjes së djathte përgjatë katër viteve.

"Në vitin 2005, ne kërkuam besimin tuaj duke ju premtuar ndryshimin,- tha Olldashi.

Kurse duke iu referuar gjuhës së shifrave, ai shtoi se qeverisja demokratike ka investuar 10 herë më shumë se qeveritë paraardhëse të PS-së.

"Në vitin më të mirë Partia Socialiste investonte në rrugë 110 milion dollarë. Vetëm në vitin 2008 nga mazhoranca aktuale, janë investuar 1.2 miliardë dollarë", - evidentoi Olldashi.

e.l/NOA

KOMENTE