English

Parlamentarët evropianë japin mbështetje për Kosovën

Prishtinë, 8 prill, NOA - Kuvendi i Kosovës dhe një grup deputetësh nga Parlamenti Evropian që po vizitojnë vendin, përmes një deklarate të përbashkët shprehin mirënjohjen për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë, një vit pas shpalljes së pavarësisë. "Megjithatë, incidentet e raportuara dhe ngjarjet e tjera që në raste të caktuara e bëjnë situatën të brishtë nuk duhet të nënvlerësohen", thuhet të deklaratë. Eurodeputetja Doris Pack, tha se këto dy ditë ka parë shumë përparime në Kosovë. Po, ajo shtoi se kishte edhe disa shqetësime për nivelin e shkollimit të kuadrove kosovare, për luftimin jo të mjaftueshëm të korrupsionit dhe për gjendjen jo të mirë të pakicës serbe. Të kjo e fundit, Doris Pack tha se faji kryesor mbetet tek Beogradi i cili nuk e lejon këtë komunitet të integrohet.

NOA-INA

Â

KOMENTE