English

Presidenti i ri maqedonas merr postin më 12 maj

Shkup, 8 prill, NOA - Më 12 maj do të bëhet dekretimi i presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 prill. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski deklaroi se në përputhje me Kushtetutën, mandati i presidentit zgjat pesë vite dhe se inaugurimi i presidentit të ri do të ndodhë më 12 maj, me një seancë të posaçme solemne, një ditë pas skadimit të mandatit të presidentit të deritanishëm Branko Cërvenkovski.

Sipas kryeparlamentarit Veljanovski, presidenti i ri nuk do të punojë në Pallatin e Parlamentit, por në ambiente pune që janë në afërsi të rezidencës presidenciale në Vodno. Me shkuarjen e presidencës në ambiente tjera, do të lirohen mbi 20 zyra, në të cilat do të jenë të vendosur një pjesë e deputetëve dhe shërbimet e Parlamentit. Në kabinetin e presidentit do të transferohet edhe kryetari i Parlamentit.

NOA-INA

Â

KOMENTE