English

Stafi mjekësor, raportim i përditshëm me anë të formularëve

Tiranë, 8 prill, NOA - Stafet mjekësore do të raportojnë tashmë aktivitetin e tyre të përditshëm me anë të formularit të vizitës dhe procedurave mjekësore.

Kjo risi, vjen pas ndryshimeve të bëra në Kontratat e këtij viti mes Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe qendrave shëndetësore në vend.

Ndërkaq, po sipas ndryshimeve në këtë kontratë, Â paketa e shërbimeve shëndetësore e përcaktuar në to është më e detajuar dhe transparente.

Â

Gjithashtu, sipas burimeve nga ISKSH, në kontartë, përcaktohet edhe ndërrimi i kategorive për mjekët e familjes, të cilët punojnë si pediatër dhe mund të kalojnë me dëshirën e tyre si mjek familjeje për të gjitha moshat.

Kontrata e re përcakton se ndryshimet e bëra i paraqiten Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor me propozimin e drejtorit të qendrës shëndetësore dhe pëlqimin e mjekut.

Përsa i përket paketës shëndetësore, burimet nga ISKSH- thanë se ajo, Â ndihmon qendrat shëndetësore në aktivitetin e tyre të përditshëm, por nga ana tjetër i shërben ISKSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për monitorimin e tyre dhe hartimin e politikave.

 "Paketa paraqitet shumë transparente për të gjithë publikun që merr shërbim në këto qendra shëndetësore, në mënyrë që çdokush të dijë se çfarë shërbimesh do të përfitojë, thanë të njëjtat burime. Shërbimet e ofruara janë; kujdesi në rastet e urgjencës, kujdesi shëndetësor për fëmijët, kujdesi shëndetësor për të rriturit, kujdesi shëndetësor për gratë dhe shëndeti riprodhues, kujdesi shëndetësor për të moshuarit, kujdesi shëndetësor mendor, si dhe promocioni dhe edukimi shëndetësor"- bënë të ditura burimet.

s.v/NOA

KOMENTE