English

Tiranë, një shtetas italian implikohet në vjedhje automjeti

Tiranë, 8 prill, NOA -Â Policia e Tiranës bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA se ka arrestuar në flagrancë një shtetas italian i akuzuar per trafik automjetesh.

Burimet policore thanë sot se 43 vjeçari Paolo Iodice, lindur dhe banues në Arecco, Toscana, Itali, me shtetësi dhe kombësi italiane i është bllokuar automjeti tip "BMW" me targa CV 870 JP.

Ky automjet, sipas policisë së Tiranës, dyshohet të jetë i vjedhur në Itali.

Policia deklaron se materialet i kanë kaluar prokurorisë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

s.v/NOA

KOMENTE