Pogradec, 9 prill, NOA - Eshtë gjendur i varur me një bluzë të pambuktë në trarin e stallës një 37-vjeçar i cili rezultonte se vuante prej kohësh nga çrregullime mendore.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në fshatin Omesh të Pogradecit dhe i vetëvaruri quhet Moço Torra, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit për largim nga banesa që nga muaji shkurt i këtij viti.
Mësohet se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune apo dëmtime me armë zjarri,prandaj mendohet që Torra të jetë vetëvarur si pasojë e çrregullimeve mendore
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky person ka kryer vetëvarjen si pasojë e çrregullimeve mendore që ai kishte. n.e/NOA
Â