Tiranë, 9 Prill NOA - E akuzuara për veprën penale të mashtrimit, Albana Laze rrezikon të dënohet me 12 vjet burgim.
Prokurori Gentian Osmani i kërkoi sot Gjykatës së Rrethit Tiranë, shpalljen fajtore dhe dënimin e të pandehurës të akuzuar për mashtrim dhe shpifje.
Sipas hetimeve e pandehura nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shumën prej 150 mijë eurove familjarëve të Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, duke i premtuar se do i lironte nga burgu.
Arrestimi i Albana Lazes u bë më 15 tetor të vitit të kaluar, pas denoncimit të bërë nga ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Andand Kosova dhe ish kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Sinomi.
E pandehura, sipas hetimeve të kryera dhe pretencës së dhënë sot, akuzohet se ka përdorur emrat e dy ish-drejtuesve për të përfituar shumën e lekëve.
e.l/NOA