English

Ekstradohet nga Milano i dënuari me 18 vite burg për marrdhënie seksuale me dhunë

Tiranë, 9 prill, NOA - Nga Interpoli i Tiranës është mundësuar ekstradimi nga Milano  drejt Shqipërisë i 39-vjeçarit Kastriot Gremi, lindur në Fier. Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, gjykata e Fierit e ka dënuar atë me 18 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Marrëdhënies seksuale me dhunë të kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 97/2 i Kodit Penal.

Të dhënat policore tregojnë se në datën 13.05.1992, në vendin e quajtur "Qafa Koshovicës" në Fier, Kastriot Gremi dhe Xhevahir Braka, kanë marrë me dhunë shtetasen O.B dhe duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike, kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Por si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i këtij shtetasi.

n.e/NOA

Â

KOMENTE