English

Greqia: Presidenti i ri maqedonas do të punojë për çështjen e emrit

Athinë, 9 prill, NOA - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumucakos tha se Greqia shpreson se presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të punojë në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit.

"Shpresojmë që presidenti i sapozgjedhur Gjorgje Ivanov të punojë në zgjidhjen e kontestit të emrit në përputhje me vendimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian,që është parakusht për anëtarësimin e këtij vendi në institucionet evroatlantike", ka theksuar Kumucakos.

Ai deklaroi se Athina është e bindur se me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni është bërë një hap para drejt përmbushjes së standardeve evropiane për organizimin e zgjedhjeve, por patjetër duhet të vazhdojnë përpjekjet për reforma për plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në NATO dhe BE.

KOMENTE