English

LSI, Meta takim me të rinjtë korçarë për çështjet e zgjedhjeve

Korçë, 9 prill, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me të rinjtë korçarë në kuadër të fushatës "Koha për Veprim" dhe "Rinia në Veprim".

Mjaft të rinj, maturantë të gjimnazeve dhe studentë të Universitetit të Korçës, ishin mbledhur në sallën e kinema Millenium të këtij qyteti ku kanë folur për nismat e politikës në mbrojtje të të rinjve.

"Të rinjtë shqiptarë nuk e meritojnë këtë mungesë perspektive që ofron qeverisja dhe politika e sotme. Ata meritojnë një veprim energjik për të dalë nga kjo gjendje dhe për të krijuar një perspektivë më të mirë, që e meriton rinia dhe vendi jonë", tha Meta në fjalën e tij para të rinjve.

Sipas tij, Meta theksoi se të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme, për të ndërmarrë ato veprime që e nxjerrin vendin nga kriza, nga papunësia dhe nga rritja e pandalshme e kostos së jetesës.

"E ardhja e vendit tonë dhe e kombit tonë kërkon që të rinjtë të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre, por dhe të krijohen më shumë hapësira në vendimmarrje për fatet e tyre dhe të vendit tonë. Shqipëria sot kërkon një drejtim dhe veprim energjik për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme", theksoi Meta.

Më pas duke folur për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë, ai u shpreh se LSI do të veprojmë që të rinjtë të kenë sa më shumë hapësira, që të kenë zërat e tyre rinor në parlamentin e ardhshëm dhe të kenë vendin që u takon në qeverisjen e ardhshme. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE