English

Njoftim nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH)Â Â si përfaqësuese e Komunitetit të Krishterë Ungjillor, me rastin e festës së Pashkës, më datë 12 Prill 2009, organizon një ecje përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe një koncert festiv në sheshin Nënë Tereza.

Ora 11.00 besimtarët mblidhen në sheshin Skënderbej.

Ora 11.15 nisen drejt sheshit Nënë Tereza. Gjatë ecjes besimtarët do të luten për kombin shqiptar dhe institucionet shtetërore si: Presidencën, Qeverinë, Parlamentin dhe Bashkinë e Tiranës.

Ora 11.45 marshimi përfundon me një koncert festiv në Sheshin Nënë Tereza. Në koncert janë ftuar të marrin pjesë këngëtarë të mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare si Sajmir Braho, Juliana Pasha etj. Në këtë aktivitet, Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, do të japë edhe një mesazh mbi kuptimin e Pashkës, vdekjes dhe ringjalljes së profetit Jezu Krisht.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë është themeluar në vitin 1892 nga rilindës dhe atdhetarë të njohur si Gjerasim dhe Gjergj Qirjazi, Grigor Cilka, Fanka Efthimi etj. Komuniteti Ungjillor hapi shkollën e parë shqipe të vashave në Korcë në vitin 1891 si dhe ndihmoi në përhapjen e gjuhës shqipe përmes botimit të abetareve dhe gramatikave të gjuhës shqipe. Puna e tyre patriotike kulmoi me ndihmën në organizimin dhe zhvillimin e Kongresit të Manastirit.

Sot Komuniteti i Krishterë Ungjillor numëron mbi 180 kisha në gjithë Shqipërinë me mijëra besimtarë. Komuniteti Ungjillor po jep ndihmën e tij me anë të ngritjes së shkollave, shtëpive të fëmijës, shtëpive të të moshuarve, kurseve profesionale, klinikave shëndetësore, ndihmës ndaj të varfërve etj.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë si përfaqësi e Komunitetit Ungjillor në vendin tonë është anëtare e Aleancës Ungjillore Botërore (WEA) e cila përfaqëson mbi 450 milionë të krishterë ungjillorë në të gjithë botën.Â

Janë të ftuara të gjitha mediat për të marrë pjesë në pasqyrimin e këtij aktiviteti.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH)

KOMENTE