English

PD: Fillon turi i takimeve me publikun në gjithë vendin

Tiranë, 9 prill, NOA - Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve elektorale të qershorit fillon turin me publikun në të gjitha rrethet e vendit.

"Partia Demokratike po përgatitet për mandatin e ardhshëm"- është shprehur kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi. Me këtë ai shpjegon takimet e zhvilluara nga figurat e rëndësishme të kësaj partie në të gjithë vendin. Sipas kreut të grupit demokrat, PD-ja me këtë tur komunikimi po prezanton tek qytetarët reformat e qeverisë por edhe po përgatitet për programin e ardhshëm qeverisës. Deputeti demokrat, konfirmon se zgjedhjet brenda partisë do të mbyllen brenda këtij muaji për ti hapur rrugë kuvendit të madh. Duket se Partia Demokratike po përdor një strategji të re në prag të zgjedhjeve. Turin për t'u takuar me qytetarët po e praktikojnë; kryeministri Berisha, Topalli, Olldashi të cilët po zhvillojnë takime në çdo zonë të vendit.

s.v/NOA

KOMENTE