English

Peshëngritësi Erkand Qerimaj shpallet kampion i Evropës në garat e Bukureshtit

Tiranë, 9 prill, NOA - Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, është shpallur kampion i Evropës në stilin e shtytjes për disiplinën e meshkujve deri në 77 kg.

Bëhet e ditur se kjo medalje atij i është dhënë në kampionatin i cili ka nisur prej 5 ditësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas të dhënave, peshëngritësi shkodran e mbylli garën e tij në stilin e shtytjes me 190 kg, gjë, të cilën nuk e bëri dot asnjë peshëngritës tjetër, duke lënë pas gjithë kundërshtarët në kampionatin e Bukureshtit.

Ndërkaq, vendin e dytë në shtytje e zuri bjellorusi Charniak me 189 kg. Por Qerimaj fitoi edhe medaljen e argjendtë në dy-garësh në stilin e shkëputjes.

Me dy medaljet e fituara deri tani në kampionatin e Bukureshtit, Qerimaj e konfirmon veten si një nga peshëngritësit më të fortë të kontinentit evropian.

Në garën e sotme, bëhet e ditur se do të garojnë peshëngritësit Ervis Tabaku dhe Endri Haxhihyseni në kategorinë 85 kg.Â

n.e/NOA

KOMENTE