English

Poeti Xhevahir Spahiu niset drejt Turqisë për kurim më të specializuar

Tiranë, 9 prill, NOA- Një lajm i mirë për shëndetin e poetit Xhevahir Spahiu.

Ai është nisur në mesditë me një charter, me të gjitha paisjet e nevojshme mjekësore, për kurim më të specializuar në një spital gjerman në shtetin turk.

Prej një jave, poeti Xhevahir Spahiu ndodhet në repartin e neurologjisë në spitalin "Nënë Tereza" si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Mjekët kanë bërë të ditur se shëndeti i poetit Spahiu është drejt stabilizimit. Në spital, atë e kanë vizituar edhe figura të larta të shtetit, si Presidenti i Republikës, Bamir Topi e kreu i LSI-së Ilir Meta, të cilët shprehën mbështetjen për familjen e poetit.

Gjatë qëndrimit në spital, poeti është vizituar nga miq, kolegë si dhe adhurues të artit të tij. Madje, në ëeb-site-in ‘Facebook', adhuruesit e poetit Xhevahir Spahiu, kanë çelur një faqe prej disa ditësh për të sensibilizuar kurimin e tij jashtë shtetit.

s.v/NOA

KOMENTE