Tiranë, 9 prill, NOA - Qeveria do të shpërndajë karta identiteti falas edhe për shtresën e egjiptianëve në vendin tonë.
Një fakt të tillë e ka vënë në dukje sot zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
Sipas tij, qeveria do ta shoqërojë masën e pajisjes falas me karta identiteti jo vetëm për shtresën e romëve, siç edhe u theksua dje përmes premtimit publik të kryeministrit Berisha, por edhe për shtresën e komunitetit egjiptian që jeton në vendin tonë.
Ndër të tjera, ai pohoi se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti po ecën normalisht dhe pa probleme, siç pohon opozita në deklaratat e vazhdueshme të saj.
n.e/NOA