Paris, 9 Prill NOA - Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi kërcënohet me vdekje, konfirmojnë burime zyrtare nga Parisi.
"Një letër kërcënuese e shoqëruar me dy plumba drejtuar Presidentit Nikolas Sarkozi, mbërriti sot në Pallatin Elize", -Â ishte pohimi zyrtar.
Autoritetet pranuan se kjo letër, ishte e përsëritur dhe erdhi "pas një sërë letrash të ngjashme javët e fundit".
Ministri i Drejtësisë, Rachida Dati, tha se në letër, mbahej firma e asaj që njihet si "Cellula nr 34". Letra ishte shkruar me makinë shkrimi dhe bashkë me të, brenda zarfit, gjendeshin edhe dy plumba.
Presidenti, nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë mbi kërcënimin për vdekje që i erdhi sot, në mënyrë të përsëritur.
e.l/NOA