English

Surpriza e Berishës: Premtoj bashkëpunim për zgjedhjet me të gjitha partitë

Tiranë, 9 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha dha sot në mbrëmje, ku premtoi se "me një frymë konstruktive bashkëpunimi, me të gjitha forcat politike, do të bëjmë çdo gjë që procesi zgjedhor të jetë një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s".

në ambientet e Pallatit të Brigadave, një pritje me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku merrnin pjesë përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zv/Kryeministri Genc Pollo, ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe kabineti i këshilltarëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, për solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që ata kanë dhënë për Shqipërinë.

"Sot ne festojmë një eveniment, i cili 20 vite më parë ka qenë i paimagjinueshëm. Unë dua t'ju siguroj ju se ne nuk kemi fjalë me të cilat mund të shprehim mirënjohjen që ju meritoni, për solidaritetin e jashtëzakonshëm që i keni dëshmuar këtij vendi dhe këtij kombi, në përpjekjen për ndërtimin e shoqërisë së lirë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut", u shpreh Berisha.

Më tej, Kryeministri tha se Shqipëria ndodhet përpara një testi shumë të rëndësishëm, siç janë zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, por theksoi se me një frymë konstruktive bashkëpunimi me të gjitha forcat politike në vend do të bëhet çdo gjë që ky proces të jetë një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s.

"Vendi im është përpara një testi shumë të rëndësishëm dhe këto janë zgjedhjet e përgjithshme. Për çdo vend zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, por për vendet që kanë pasur problemet me zgjedhjet, ato janë edhe shumë herë më të rëndësishme. Ju garantoj se me një frymë konstruktive bashkëpunimi, me të gjitha forcat politike, do të bëjmë çdo gjë që ky proces të jetë një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s", u shpreh Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori amerikan në Tiranë z. John Withers e përshëndeti këtë arritje të Shqipërisë, ndërsa theksoi se "shumë vite më parë ne kemi bërë një përbetim me historinë dhe tani ka ardhur koha që ne ta shpengojmë atë. Shqipëria kremton hapjen e një mundësie të madhe. Ju dhe vendi juaj, e keni shpenguar këtë përbetim tuajin historik dhe keni arritur takimin tuaj me historinë".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë miqtë tuaj, vijoi më tej Withers, ju përshëndesin për këtë arritje. Në vazhdim ambasadori amerikan u shpreh se "ditë më të mira po vine për Shqipërinë dhe se ne jemi vërtetë të bekuar që po i dëshmojmë së bashku këto ditë".

e.l/NOA

KOMENTE