English

Tata Nano, prezantohet automobili më i lirë në botë

Mumbai, 9 prill, NOA - Tata Nano quhet automobili më i lirë në botë, i cili do të prezantohet në Indi. Me çmimin 100,000 rupi (1,979 dollar ose 1,366 funte), Nano do të prezantohet në Mumbai, para se të shitet në mbarë Indinë në 10 ditët e ardhshme.

Tata shpreson se automobili, 3 metra i gjatë dhe me 5 ulëse do të jetë mjaft i lirë sa do t'i inkurajojë miliona indianë që të heqin dorë nga motoçikletat e tyre. Ekspertët e industrisë së automobilave vlerësojnë se Tata-s do t'i duhen 5 deri në 6 vjet për të filluar të bëjë profit me Nanon.

n.e/NOA

KOMENTE