Tiranë, 9 Prill NOA - Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin e tre të pandehurve si dhe një firme pasi akuzohen për abuzim me një tender të Ministrinë së Shëndetësisë. Prokurori i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor dhe dënimin me 6 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë për të pandehurin Sami Bruçi, po aq edhe për të pandehurin Voltan Shehu.
Për Leart Qendron akuza kërkoi 9 muaj dhe 600 mijë lekë gjobë. Ndërsa për firmën "Bruçi" sh.p.k prokurori kërkoi dënimin me 6 milionë lekë gjobë dhe heqjen e të drejtës prej dy vjet për të marrë pjesë në prokurimet publike.
Sipas hetimeve të pandehurit kanë falsifikuar disa dokumente duke fituar tenderin prej 6.63 milionë lekë për të blerë në automjet për Ministrinë e Shëndetësisë.
Të pandehurit pretendojnë se e kanë marrë dokumentin në një bankë dhe më pas e kanë noterizuar, por nga verifikimet dhe përgjigjja e bankës, ky dokument nuk ka dalë asnjëherë nga zyrat e tyre.
e.l/NOA