Korçë, 9 Prill NOA - Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës duke shkaktuar dëme të rënda materiale për familjen që jeton aty.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Mehmet Afezolli" të lagjes nr 17 në qytetin juglindor. Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se zjarri ka rënë në banesën e Dallëndyshe Kambollit në pallatin nr 49.
Fillimisht zjarri ka nisur në dhomën e ndenjes ku për pasoje janë djegur orenditë shtëpiake të dhomës.
E tmerruar nga flakët, kryefamiljarja ka kërkuar ndihmën e Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit.
Forcat e saj mbërritën duke ndërhyrë me shpejtësi dhe mos lejuar që zjarri të përhapej në dhomat e tjera.
Pasi u kryen veprimet e para hetimore, mendimi paraprak i ekspertit zjarrfikës, ishte se shkaku i rënies së zjarrit në banesë është nga një shkëndijë elektrike.
a.f/NOA