Tiranë, 10 Prill NOA - Abuzimi me tenderin në Drejtorinë e Entit të Banesave, iu ka kushtuar 1260 mijë lekë gjobë pesë komisionerëve.
Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot me nga 300 mijë lekë gjobë të pandehurit Alfred Muçi dhe Klemend Greca.
Kurse për të pandehurit Aleksandër Gusho dhe Albert Dybeli gjykata dha dënimin me 200 mijë lekë gjobë.
Për të pandehurën e fundit Majlinda Shehu, gjykatësi i çështjes Petrit Çomo dha dënimin me 160 mijë lekë gjobë.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës ka rezultuar se të pandehurit kanë qenë anëtarë të komisionit gjatë momentit që është hedhur tenderi, dhe kanë skualifikuar firmat e tjera.
Sipas hetimeve bëhej fjalë për blerjen e një automjeti në shumën prej 20 milion lekë të vjetra.
Të pandehurit janë denoncuar nga një prej firmave të skualifikuara. Ata akuzoheshin për veprën penale të "shkeljes së barazisë së shtetasve në tenderë dhe ankande publike".
e.l/NOA