English

Alarm i frikshëm, antraksi vret 50 fëmijë në Kinë

Kinë, 10 prill, NOA - Sëmundja e antraksit vazhdon të godasë Kinën.

Antraksi ka shkaktuar sot, vdekjen e 50 fëmijëve. Burimet spitalore në Kinë, kanë bërë të ditur se kjo epidemi nuk është ende në kulmin e saj por shifra e frikshme u konfirmua.

"Epidemia e antraksit është gjithmonë e në rritje. ''Piku i kësaj epidemie do të jetë në muajin maj dhe korrik ", - ka deklaruar për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit në Kinë.

Sipas tij, të paktën 50 fëmijë kanë humbur jetën ndërkohë që, klinikat dhe spitalet kanë regjistruar rreth 115 000 raste.

Informacionet e mediave të huaja evidentojnë se, rreth 95 për qind e fëmijëve ishin të moshës pesë vjeç.

Një vit më parë, në shtetin kinez, kjo epidemi shkaktoi vdekjen e 128 personave dhe infektimin e 500 000 të tjerëve.

s.v/NOA

KOMENTE