English

Basha: Me mbylljen e çështjes "Durrës-Kukës", një lajm i mirë për rrugën e Arbrit

Tiranë, 10 Prill NOA (Update) - Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, doli sot para gazetarëve për të komentuar vendimin e gjyqësorit që urdhëroi mbylljen e çështjes që lidhet me afera të supozuara në rrugën"Durrës-Kukës".

"Gjykata e Lartë me vendim të formës së prerë pushoi çështjen penale dhe konstatoi se Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një procesi të parregullt ligjor shkeli me dashje Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë", - evidentoi z.Basha.

Sipas Bashës, "sot mori përgjigjen e merituar nga Drejtësia Shqiptare komploti politik antishqiptar kundër rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë".

Për ministrin, "fundi i këtij komploti politik është një lajm i mire, që gëzon anembanë të gjithë shqiptarët, që presin me padurim të hapin së bashku me tunelin e Kalimashit, një kapitull të ri dhe të ndritur të historisë sonë kombëtare".

Duke përfunduar prononcimin e tij, ministri tha se "sot është dita e kukuvajkës për Edi Ramën dhe të gjithë ata që investuan për dy vjet me radhë për përbaltjen e këtij projekti dhe krenarisë legjitime të shqiptarëve për të".

Në fund, Basha deklaroi: "Lutem që Zoti t'i falë, pasi kam bindjen se, as shqiptarët dhe as historia nuk do t'ia falin kurrë".

e.l/NOA

KOMENTE