English

Kapet italiani në pikën kufitare me makinë të vjedhur

Shkodër, 10 prill, NOA - Një italian kërkon të hyjë në Shqipëri me një makinë të vjedhur, por kapet menjëherë nga policia.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër ku forcat policore kanë kapur në flagrancë 50-vjeçarin Vito Roteli, vjeç 50, banues në Komo të Italisë pasi ka hyrë në territorin e vendit tonë me një makinë të vjedhur.

Automjeti rezultonte i markës BMV me targa CY 816 KT, prodhim i vitit 2006, të cilën ky shtetas e kishte me dokumente italiane, në pronësi të tij, por sipas verifikimeve të policisë, ai rezultonte se ishte i vjedhur në Itali para dy javësh.

Menjëherë prokuroria e Shkodrës ndërmori veprimet për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike të vjedhura".

 n.e/NOA

KOMENTE