English

Kryebashkiaku Nasufi: Privatizimi i maternitetit, i paligjshëm

Berat, 10 prill, NOA - Privatizimi i maternitetit të Beretait është bërë në rrethana të paligjshme, shoqëruar me afera korruptive.

Një fakt të tillë e ka pohuar sot vetë kryebashkiaku i këtij qyteti, Fadil Nasufi, i cili ka shprehur publikisht qëndrimin e tij në lidhje me privatizimin e këtij institucioni.

Sipas tij, materniteti i Beratit po ndërtohet brenda zonës muzeale dhe për këtë është e paligjshme.

Ky projekt ka nisur tre vjet më parë tërësisht nën afera të fshehta të njerëzve që kanë interesa me pushtetin.

"Ne kërkuam të ndërtohej një universitet publik, ashtu siç u premtua nga kryeministri Berisha në këtë qytet dhe prandaj kjo godinë ishte destinuar për ta kthyer në një të tillë. Por ndodhi krejt e kundërta. Ministria e Shëndetësisë i përshpejtoi procedurat për ta kthyer atë në universitet privat dhe për më tepër, në një qendër muzeale", shprehet Nasufi.

Sipas tij, ai bëri ç'është e mundur edhe me ministrat e mëparshëm Ndoka dhe Pollo që ta transferonin godinën e maternitetit në një universitet, pasi ajo e kishte humbur funksionin e saj që në vitin 1996.

Por ministria e Shëndetësisë përshpejtoi procedurat dhe tha më pas se kjo godinë duhet për qëllime shëndetësore, duke lejuar ndërtimin pa leje nga KRRTRSH-ja.

Isufi përfundon duke thënë se në muajin shkurt kanë nisur procedurat për privatizimin e kësaj godine tërësisht në kundërshtim me ligjin.

n.e/NOA

Â

KOMENTE