English

Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë!

Nga Xhon Uidhers

Ambasador i SHBA në Tiranë

Â

Për shumë e shumë vite, aspiratat e Shqipërisë për NATO-n shiheshin në të "ardhmen". Tani, e "ardhmja" është sot. Dikur ne flisnim për realizimin "një ditë" të ëndrrës së Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Zonja dhe Zotërinj, ajo ditë është sot.

Për Shqipërinë dhe miqtë e saj, Kroacinë dhe miqtë e saj, një ditë të afërti edhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj, anëtarësimi në NATO është diçka kaq emocionuese sa është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Prandaj, ju kërkoj ndjesë që po huazoj fjalët e një njeriu të madh, i cili vite më parë foli në një ngjarje të madhe në historinë e vendit të tij, me fjalë që sot duken kuptimplotë për Shqipërinë.

Ai tha, citoj:

Vite më pare, ne patëm një takim me historinë, dhe tani është koha për të përmbushur zotimin tonë… Vjen një çast, rrallë në histori, kur një komb kapërcen nga e vjetra tek e reja, kur një epokë përfundon dhe kur shpirti i një populli i shtypur për kohë të gjatë, gjen shprehje. Është me vend që në këtë moment solemn, të zotohemi me përkushtim për shërbim ndaj vendit dhe popullit, si dhe ndaj kauzës më të madhe të njerëzimit.

Dhe ai vazhdoi:

Në agimin e historisë, ky vend filloi rrugëtimin e tij pambarim, dhe shekuj të pamatë janë mbushur me përpjekjet dhe madhështinë e sukseseve dhe dështimeve të tij. Në ditë të mira dhe të këqija, nuk e humbi kurrë nga sytë atë drejtim dhe as harroi idealet që i dhanë fuqi. Sot, përfundon një periudhë mbrapshtish dhe vendi rigjen veten. Arritja që kremtojmë sot është veçse një hap, një mundësi për triumfe dhe arritje më të mëdha që na presin. A jemi mjaftueshëm të zotë dhe të mençur për ta kapur këtë mundësi dhe për të pranuar sfidat e të ardhmes? Liria dhe pushteti sjellin përgjegjësi.

Zonja dhe zotërinj, sot, edhe Shqipëria kremton paraqitjen e një mundësie të madhe. Ju gjithashtu, keni përmbushur zotimin tuaj historik dhe keni mbërritur në takimin tuaj me historinë. Dhe Amerika dhe të gjithë vendet tuaja të NATO-s you përshëndesin.

Zonja dhe zotërinj, në këtë moment më vijnë ndër mend ata miliona shqiptarë që përgjatë shekujve u përpoqën të sillnin këtë ditë; ata shqiptarë përjetësisht të guximshëm që derdhën mund për një ëndërr që nuk do ta shihnin dot të përmbushur; ata breza të pafund që mbajtën gjallë një shpresë të cilën nuk do ta shihnin të realizuar. Dhe pa të cilët kjo ditë nuk do të kishte ardhur kurrë.

Në se nga këta miliona do të kishte një njeri i cili do të doja ta ishte sot këtu, ky do të ishte Naim Frashëri, poeti i madh i Rilindjes së Shqipërisë. Më shumë se 100 vjet më parë ai shkroi disa vargje të mirënjohura që duken si profeci për këtë ditë.

Ai shkroi:

Lum kush t'arrinjë, Â Â Â Â Â Â Â Â Â Pa do të vinjë.

Që Shqipëria Do te ndritohet Dhe ligësija do të mërgohet Jak'e vërtetë!  Â

Për Shqipërinë, Dite te mira Pasketaj vinë. Shkoj errësira,

Lum kush të rronjë, Â Â Â Â Â Â Â Â Â Ta shohë zonjë!

Zonja dhe zotërinj, ditë më të mira po vijnë vërtet për Shqipërinë, dhe ne jemi ma mëdyshje të bekuar që mundemi t'i dëshmojmë së bashku ato.

KOMENTE