English

Mazhoranca: Nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve parlamentare

Tiranë, 10 prill, NOA - Partia Demokratike dhe aleatët reagojnë menjëherë pas deklaratës së socialistëve për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Reagimi erdhi pas alarmit për përkeqësim të mbarëvajtjes së procesit të kartave të identitetit nga ana e bashkëkryetarit socialist të komisionit ad hoc për këtë çështje. Deputetët e mazhorancës përmes Fatos Hoxhës përjashtuan çdo mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve.

Hoxha akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po saboton procesin e kartave përmes vendorëve socialist.

Ndërsa zv.Ministri i brendshëm Ferdinand Poni i pranishëm në komision Ad Hoc për të raportuar mbi procesin, tha se afatet janë plotësisht të arritshme madje kapacitet janë për më shumë se shtetasit pa pasaportë.

Në bazë të shifrave zyrtare në Shqiperi ka një kontigjent prej 730 mijë shtetasish pa pasaportë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i ka bërë thirrje punonjësve të gjendjes civile mos të japin çertifikata me pagesën e taksave lokale duke u bërë pengesë për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimet elektronike.

"Në rast se konstatohet se ndonjë punonjës bëhet pengesë, do të merren masa administrative deri në pushim nga puna" - u shpreh Nishani.

s.v/ NOA

KOMENTE