English

Obama letër Kongresit: Dua edhe 83.4 miliardë USD për Irak-Afganistan

Uashington, 10 prill, NOA -Â Për të financuar luftërat në Irak dhe Afganistan gjatë këtij viti, nevojiten edhe 83.4 miliardë dollarë shtesë, veç fondit të parashikuar.

Kjo është kërkesa e re që presidenti amerikan, Barak Obama i ka drejtuar Kongresit të SHBA-ve përmes një letre drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ai e ka argumentuar atë duke përmendur brenda radhëve të letrës faktin e degradimit të situatës në Afganistan. "Ne jemi përballur me një situatë sigurie në Afganistan dhe në Pakistan që kërkon një vëmendje urgjente. Talebanët po forcohen dhe al-Kaida po e kërcënon Amerikën që nga vendstrehimet e saj përgjatë kufirit afgano-pakistanez.Â

Duke pasur këtë realitet në shënjestër, unë po i dërgoj sot parlamentit një kërkesë shtesë për një shumë të përgjithshme prej  83,4 miliardë dollarësh për të financuar operacionet tona ushtarake, diplomatike dhe ato të shërbimeve sekrete", shtoi presidenti.Â

Por në fakt, kërkesa përfshin edhe elementë që nuk lidhen me konfliktet në Irak dhe Afganistan, ndër të cilat 350 milionë dollarë për sigurinë dhe luftën anti-drogë në kufirin meksikan, dhe 89,5 milionë dollarë për të siguruar materialet bërthamore ruse dhe për vazhdimin e programit për çmilitarizimin bërthamor të Koresë së Veriut.Â

n.e/NOA

KOMENTE