English

PDSH: Populli dënoi politikën e gabuar me votën e tij

Shkup, 10 prill, NOA - Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për media deklaroi se qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit e dënuan politikën e gabuar të qeverisë aktuale.

"Tetova si qytet i madh dhe me numër të votuesve menjëherë pas Shkupit, duke votuar për kandidatin e PDSH-së, Sadi Bexheti, e dënoi politikën dhe qeverisjes e keqe të koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE-BDI", u tha në konferencën për shtyp të PDSH-së.

Nga kjo parti deklaruan se në disa vendvotime me shumicë të banuar maqedonase, si rezultat i marrëveshjes VMRO-DPMNE dhe BDI-së kandidati i BDI-së në raundin e dytë ka pasur tre deri në katër herë më shumë vota në krahasim me raundin e parë.

NOA-INA

KOMENTE