Tiranë, 10 prill, NOA - Përfaqësuesit e Koalicionit politik parazgjedhor "Poli i Lirsë" shpallën sot bashkëpunimin me përfaqësuesit e shoqatave të ish-të dënuarve politikë dhe Partinë Politike të krijuar prej tyre "Rruga e Lirisë".
Sipas përfaqësuesve të "Polit të Lirisë", "mbështetja e ish-të dënuarve politikë për këtë koalicion vjen në një moment shumë të rëndësishëm, kur fushata zgjedhore ka nisur dhe konkurrimi përballë dy partive të vjetra politike dhe partive satelite të tyre, që me trashëgimitë komuniste e kanë zvarritur Shqipërinë në një tranzicion të pafund, ka nevojë për një forcë të vërtetë konkuruese, ka nevojë për një të djathtë të vërtetë në vend."
Partitë e Koalicionit Politik "Poli i Lirisë" i shprehën falënderimet e tyre ish të dënuarve politikë për mbështetjen dhe i garantuan se ata do të jenë një pjesë shumë e rëndësishme e programit të përbashkët politik dhe e qeverisjes së ardhshme.
s.v/NOA