Kurbin, 10 prill, NOA - Forcat e Policisë Kriminale të Komisariatit të Kurbinit, kanë bërë të mundur parandalimin e një krimi të mundshëm, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.10 të ditës së djeshme. Pas konfliktit të ndodhur dje për motive të dobëta mes 24 vjeçarit Elton Mamli dhe 18-vjeçarit B.Th, ditën e sotme, i riu Mamli i është afruar banesës së 18-vjeçarit. Mamli e ka kërcënuar 18-vjeçarin B.Th duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Pas kësaj ngjarje, është vënë në dijeni, menjëherë Policia e Komisariatit Kurbin. Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje duke mbajtur nën kontroll situatën.
Oficerët e Policisë kriminale kanë bërë të mundur kapjen e tij së bashku me armën e zjarrit.
Nga veprimet hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja model 56 e kalibrit 7.62 mm.
Materialet në ngarkim të shtetasit Elton Mamli i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për proçedim të mëtejshëm.
e.n/s.v/NOA