Tiranë, 10 prill, NOA - Pas anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, qeveria shqiptare tani ka para testin e radhës, atë të zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe me standardet e kërkuara, të cilën ka për ta realizuar me siguri.
Një garanci të tillë kryeministri Sali Berisha e ka dhënë para ndërkombëtarëve në një pritje që zhvilloi në Pallatin e Brigadave me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Në fjalën e tij, kryeministri ka garantuar se nëpërmjet bashkëpunimit me të gjitha forcat politike do të realizohet  një proces i denjë për një vend anëtar të NATO-s. "Vendi im është përpara një testi shumë të rëndësishëm dhe këto janë zgjedhjet e përgjithshme. Për çdo vend zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, por për vendet që kanë pasur probleme me zgjedhjet, ato janë edhe shumë herë më të rëndësishme", u shpreh kryeministri Berisha.  Ndër të tjera, ai shprehu mirënjohjen më të thellë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që ata kanë dhënë për Shqipërinë.   Â
Ndërkaq, i pranishëm në këtë ceremoni, ambasadori amerikan në Tiranë, John Ëithers, duke përshëndetur këtë arritje të Shqipërisë, theksoi se vendi tani kremton hapjen e një mundësie të madhe.
n.e/NOA