English

ProCredit Bank çel degë të reja dhe sjell oferta speciale

Promocion: Ofertat janë të vlefshme deri më 31 Maj 2009

Tiranë, 10 prill NOA - ProCredit Bank në vazhdimësi të një fushate për kreditimin e biznesit vendas, zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit dhe prezantimit të produkteve të reja tha sot se vjen me oferta speciale për të gjithë klientët e saj.

Me qëllimin për të qenë sa më pranë klientëve dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tyre në muajt e fundit ProCredit Bank ka hapur katër njësi të reja biznesi, nga të cilat tre në kryeqytet (pranë Komunës së Parisit, pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" dhe në Sauk) dhe një në Koplik.

Në katër agjencitë e reja të gjithë klientët e ProCredit Bank do të përfitojnë oferta speciale që janë të vlefshme deri më 31 Maj 2009:

ProCredit Bank "Liceu" të gjitha ata klientë që do të aplikojnë për E-banking do të përfitojnë këtë shërbim me gjysmë komisioni.

Ky shërbim do të ofrohet për individët dhe personat fizik me një kosto prej 1,500 lekë, 12.5 euro ose 15 dollarë amerikan, ndërsa për bizneset 2,000 lekë, 17.5 euro dhe 20 dollarë amerikan;

ProCredit Bank "Koplik" të gjitha ata klientë që vendosin të kursejnë nëpërmjet ProCredit Bank dhe do të hapin depozita me afat me shuma më të mëdha se 1,000,000 lekë, 10,000 euro ose 10,000 dollarë amerikan do të përfitojnë 5% më shumë mbi interesin bazë.

ProCredit Bank "Sauk" të gjitha ata klientë që do të plotësojnë formularin F1 (formular për aplikim për kredi) ose do të hapin një llogari rrjedhëse do të përfitojnë pa komision një kartë debiti Visa Electron ose Maestro.

ProCredit Bank "Komuna Parisit" të gjithë ata klientë individë që do të aplikojnë për karta debiti Visa Electron ose Maestro do ta përfitojnë pa komision dhe të gjithë ata biznese që do të aplikojnë për karta debiti Visa Bussines Electron do ta përfitojnë pa komision për vitin e parë.

ProCredit Bank është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 38 degë dhe agjenci, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë.

Aksionerët e ProCredit Bank Shqipëri janë institucione të qendrueshme dhe të fuqishme ndërkombëtare, si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank është e pranishme në 22 shtete, në: Europën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

e.l/NOA

KOMENTE