Tiranë, 10 prill, NOA - Ritmi i ecurisë së punës dhe reformës në sistemin gjyqësor ka qenë shumë i ngadaltë gjatë vitit të kaluar.
Një fakt i tillë pohohet në indeksin për reformën gjyqësore, publikuar nga USAID, projekti i njohur amerikan i Ndihmës për Shqipërinë.
Gjatë piketave të tij, ngrihet problematika e ndërhyrjes së politikës në vendimmarrjet e gjyqësorit, duke e cilësuar si një akt që e dëmton pavarësinë e këtij të fundit.
"Politika ka ndërhyrë dukshëm gjatë dy viteve të fundit në sistemin e gjyqësorit", thuhet në raportin e USAID-it.
Ndër të tjera, shtohet se sistemi gjyqësor paraqet edhe probleme të tjera të mprehta të cilat kanë të bëjnë me krijimin e një "imuniteti" të pamerituar ndaj gjyqtarëve, kur ata provohen se kanë shkelur haptazi ligjin.
"Janë shumë të pakta rastet kur një gjykatës mund të jetë ndëshkuar për vendimmarrjet e tij në kundërshtim me ligjin", thuhet më pas në raport.
Ai parashtron edhe faktin se perceptimet e korrupsionit janë mbizotëruese në këtë sistem.
n.e/NOA