English

Rikthehen veprimet e dhunshme të të rinjve në Greqi

Athinë, 10 prill, NOA - Të rinjtë grekë nisin sërish veprimet e dhunshme duke rikthyer ngjarjet e rënda që nuk po i ndahen vendit fqinjë prej mëse katër muajsh.

Sot, në kryeqytetin helen, Athinë, një grup të rinjsh me maska thyen sot xhamat e katër bankave në lagjen Petralana, pranë qendrës së Athinës.

Sipas burimeve policore të kryeqytetit grek, ishin dhjetëra të rinj që dëmtuan agjencitë e "Bankës Kombëtare Greke", "Millenim Bank", "Bankën e Pireut" dhe "Eurobank".

Të njëjtat burime bënë të ditur se në lidhje me ngjarjen nuk ka patur asnjë arrestim, sepse policia mbërriti me vonesë në vendngjarje.

Një ngjarje e ngjashme është shënuar në Athinë më 13 mars të po këtij viti ku pati viktima dhe dëme të shumta materiale.

s.v/NOA
KOMENTE