English

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, vizitë në Tiranë

Tiranë, 10 prill, NOA - Shefi i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon gjendet sot në Tiranë ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me krerët më të lartë të shtetit.

Kjo është vizita e tij e parë në kryeqytetin shqiptar dhe bëhet e ditur paraprakisht se diskutimet me përfaqësuesit tanë do të përqendrohen kryesisht në çështjen e Kosovës dhe atë të sigurisë së rendit dhe ligjit në gjithë Ballkanin, si një domosdoshmëri e gjithë këtij rajoni.

Sipas të dhënave, shefi i EULEX-it do të takohet fillimisht me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, me të cilin do të diskutojë mbi temat e bashkëpunimit të ndërsjellë si ato të rendit dhe të ligjit, duke përfshirë edhe ato të luftimit të krimit të organizuar.

Ai do të japë edhe një konferencë për shtyp, gjatë së cilës gazetarët shqiptarë do të kenë mundësi ta pyesin për çështje më konkrete që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin e Ballkanit në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE